Anija iraniane shihet pranë Sirisë, pavarësisht premtimit se nuk do të dërgohej atje

Bota

Anija iraniane shihet pranë Sirisë, pavarësisht premtimit se nuk do të dërgohej atje

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 14:50
Foto

Një anije iraniane me naftë, e cila kishte nxitur tensione diplomatike mes Tehranit dhe shteteve perëndimore, është parë pranë brigjeve të Sirisë, pavarësisht premtimeve të zyrtarëve iranianë se ajo nuk do të dërgohej në Siri.

Marina mbretërore britanike e kishte ndaluar këtë anije në ujërat e Gjibraltarit në muajin korrik për shkak të dyshimeve për transportim të naftës në Siri në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj regjimit të Asadit.

Anija ishte liruar nga forcat britanike pasi Tehrani i kishte siguruar ato me shkrim se nafta e saj nuk do të dërgohet në Siri.

Sidoqoftë, pasi fillimisht i kishte fikur pajisjen për përcjellje të lokacionit të hënën në Detin mesdhe, anija është parë përmes pamjeve satelitore vetëm dy milje detare larg portit të Tartusit në Siri. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët amerikanë.

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e ka futur në listën e zezë këtë anije pas paralajmërimeve Uashingtonit se secili vend që i ofron mbështetje kësaj anije do të cilësohet si vend që ofron përkrahje për një organizatë terroriste, më saktësisht për Rojet Revolucionare të Iranit, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat