Anija që transporton mallra u rrotullua pranë portit, zhduken katër anëtarë ekuipazhi

Bota

Anija që transporton mallra u rrotullua pranë portit, zhduken katër anëtarë ekuipazhi

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:03
Foto

Shumë afër një porti në Georgia të Shteteve të Bashkuara, një anije që transporton mallra e ka humbur kontrollin dhe u rrotullua.

Nga anija që po lundronte me 23 anëtarë ekuipazhi dhe një pilot, janë nxjerrë të palënduar të gjithë pos katër prej tyre që janë të zhdukur.

Rojat bregdetare, kanë kërkuar ndihmën e të gjitha njësiteve shpëtuese, që të intervenojnë për t’i gjetur të zhdukurit, si dhe të fikin zjarrin që ka kapluar një pjesë të anijes së gjatë 200 metra.

Deri më tani, ende nuk dihen arsyet e fundosjes së pjesshme, derisa është sërish duke qëndruar në njërën anë dhe nuk është kthyer në normalitet. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat