BE garë me Kinën në Ballkan: Kujdes me investimet dhe kreditë kineze - Bota Sot
BE garë me Kinën në Ballkan: Kujdes me investimet dhe kreditë kineze

Bota

BE garë me Kinën në Ballkan: Kujdes me investimet dhe kreditë kineze

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:54
Foto

Bashkimi Evropian planifikon të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, e të shpjegojë përfitimet që mund të kenë ata përmes financimit të projekteve të infrastrukturës nga ana e bllokut.

Ky financim, nga sa shpjegoi për radion Europa e lirë, zëdhënësja e BE-se, Maja Kocijançiq përfshin grante, të cilat janë të kombinuara me kredi me interes të leverdishëm.

Pas kësaj lëvizjeje të Brukselit, qëndron një synim i qartë: konkurrimi i investimeve kineze në rajon.

“Kjo nismë në kontrast me financimin kinez, i cili vjen pothuajse ekskluzivisht në formën e kredive me mbështetje të konsiderueshme financiare. Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që këto investime të mos e vendosin ekonominë e tyre në nivele të larta borxhi, gjë që mund të rezultojë në kontrollin e transfertave dhe dhe burimeve strategjike në të ardhmen”, paralajmëroi Kocijancin.

Sipas zëdhënëses, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane , e një pjesë e këtij procesi përfshin dhe nevojën e modernizimit të infrastrukturës në këto vende.

Zyrtaret e BE-së e kanë pohuar në disa raste se investimet në rajon duhet të jenë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta të prokurimit publik.
Prokurimi publik, qëndrueshmëria fiskale dhe investimet gjithashtu janë si detyrime që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar me BE-në, prandaj Brukseli pret që këto detyrime të përmbushen.

Ndikimi financiar i Kinës në vendet e Ballkanit perëndimor u shtrua si problem edhe Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Europian,të publikuar shkurtin e vitit 2018. Kina ka investuar shumë në projektin “Rruga e Mëndafshit”, i cili vlerësohet deri në 1 trilion dollarë dhe ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve tokësore dhe detare për të lejuar eksportet kineze të lëvizin drejt Perëndimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...