Gjykata në Irlandën Veriore hedh poshtë padinë kundër Brexit pa marrëveshje

Bota

Gjykata në Irlandën Veriore hedh poshtë padinë kundër Brexit pa marrëveshje

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë në Belfast ka hedhur poshtë një padi që kërkon të ndalojë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje pasi dyshohet se binte në kundërshtim me Traktatin e Paqes të Irlandës Veriore të vitit 1998.

Çështja është në mesin e një sërë padish në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kundër strategjisë Brexit të kryeministrit Boris Johnson.

Johnson tha që Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga BE më 31 tetor, pavarësisht nëse ajo siguroi ose jo një marrëveshje të rregullt të daljes.

Gjykata e Lartë e Apelit e Skocisë vendosi që vendimi i Johnson për të pezulluar parlamentin për pesë javë ishte i paligjshëm dhe duhet të rrëzohej, një aktgjykim që do të apelohej në Gjykatën Supreme javën e ardhshme.

Procedimi gjyqësor në Irlandën Veriore përfshinte gjithashtu çështjen e pezullimit të parlamentit, por gjykata vendosi të mbulojë një çështje më të gjerë kundër daljes "pa marrëveshje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat