UNESCO kërkon masa urgjente për arsimimin

Bota

UNESCO kërkon masa urgjente për arsimimin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Dyqind e njëzet e pesë milionë fëmijë nga mosha gjashtë deri në 17 vjeç nuk pritet të regjistrohen në shkollë në 2030 në botë, rreth 14% e kësaj grupmoshe, nëse nuk do të merren masa urgjente, theksoi sot Unesco.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (ISU) nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për arsimin, kulturën dhe shkencën, që prej 10 vitesh, përqindja e arsimimit të fëmijëve në botë ka mbetur në vend, pas një progresi në fillim të viteve 2000.

Në vitin 2017, 262 milionë (18%) e grupmoshës 6-17 vjeç nuk ishin të arsimuar. Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, ky numër do të ulet lehtë në 225 milionë deri në 2030.

“Një në gjashtë fëmijë do të mbetet i pashkolluar në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërkohë që gjashtë në 10 të rinj do të përfundojnë vetëm arsimin e mesëm.

Progreset kanë qenë reale në dekadën e parë të shekullit. Përqindja e fëmijëve të paarsimuar në ciklin fillor (6-11 vjeç) është ulur nga 15% në 9% në vitet 2000 dhe 2008.

Në vitet 2000 dhe 2010, kjo përqindje u ul nga 25 % në 17% për ciklin e parë të arsimit të mesëm (përgjithësisht mosha 12-14 vjeç), ndërkohë që përqindja e të paarsimuarve të ciklit të dytë të arsimit të mesëm (15-17 ans) u ul nga 48% në 37% në vitet 2000 dhe 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat