Zjarri që shpërtheu në një fermë, vazhdoi të sillej sikur një spirale tornadoje - Bota Sot
Zjarri që shpërtheu në një fermë, vazhdoi të sillej sikur një spirale tornadoje

Bota

Zjarri që shpërtheu në një fermë, vazhdoi të sillej sikur një spirale tornadoje

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:28
Foto

Disa metra në lartësi, është ngritur zjarri që shpërtheu në një fermë në Brazil dhe vazhdoi sillej sikur një spirale tornadoje, i favorizuar nga moti nxehtë dhe era e lehtë.

Toka me barë të tharë, ishte shumë e përshtatshme që flakët të përhapen gjithandej, në një zonë pranë një autostrade në Santa Helena de Goias.

“Flakë djalli” është quajtur kjo spirale zjarri, si pasojë e të cilës, punonjësit detyroheshin të iknin, derisa provonin ta shuanin.

Sipas të pranishmëve, zjarri është ndezur papritmas, derisa ata po pastronin dhe më pas u detyruan për dy orë derisa e fikën.

Shumë prej tyre, kanë marrë plagë të lehta, derisa dëmet janë të konsiderueshme.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...