General Motors në grevë për pagat dhe kushtet e punës - Bota Sot
General Motors në grevë për pagat dhe kushtet e punës

Bota

General Motors në grevë për pagat dhe kushtet e punës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Punonjësit e General Motors kanë filluar një grevë këtë të hënë, pasi prodhuesi më i madh i makinave në SHBA dështoi në arritjen e një marrëveshjeje me sindikatën e Punëtorëve të Bashkuar të Automjeteve mbi pagesat dhe kushtet e punës.

50 punonjës marrin pjesë në këtë grevë, e cila është më e madhja që ka goditur këtë kompani që nga viti 2007. Në atë vit, një bllokim dyditor i punës i kushtoi General Motors rreth 300 milionë dollarë.

Kontrata katërvjeçare e sindikatës me kompaninë skadon këtë fundjavë dhe dy palët kanë mbajtur negociata për një sërë çështjesh, përfshi rrogat, kujdesi shëndetësor, ndarja e përfitimit dhe siguria në punën.

Sindikata gjithashtu ka luftuar që të ndalojë mbylljen e impianteve të montimit të makinave në Ohajo dhe Miçigan, lëvizje për të cilën kompania është shprehur se është e nevojshme për t’iu përgjigjur ndryshimeve në treg.

Greva vjen në një kohë kur industria e makinave në SHBA po përjeton një ngadalësim në shitje si dhe rritje të kostove të shoqëruar me investime në mjetet elektrike dhe frenimin e emërtimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...