Talebanët të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje me SHBA

Bota

Talebanët të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje me SHBA

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:17
Foto

Talebanët janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare me SHBA, tha sot në një intervistë, nënkryetari i organizatës militante islamike, Sher Mohammad Abbas Stanekzai.

Stanekzai i tha BBC se militantët do të deklarojnë armëpushim me trupat amerikane në Afganistan, pasi të nënshkruhet marrëveshja.

Talebanët dhe SHBA ishin në procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi papritur bisedimet e paqes javën e kaluar duke përmendur vrasjen e një ushtari amerikan dhe 13 të tjerëve në një bombardim taleban të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Zëdhënësi i grupit militant tha se, ndërkohë, një delegacion taleban i përbërë nga katër anëtarë udhëtoi dje në Iran dhe u takua me zyrtarë të nivelit të lartë përfshirë këtu ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Zëdhënësi tha se në në bisedime u diskutua procesi i paqes dhe mbrojtja e projekteve të zhvillimit iranian në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat