Përkeqësohen raportet, Khamenei: Teherani kundër bisedimeve një-për-një me SHBA - Bota Sot
Përkeqësohen raportet, Khamenei: Teherani kundër bisedimeve një-për-një me SHBA

Bota

Përkeqësohen raportet, Khamenei: Teherani kundër bisedimeve një-për-një me SHBA

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:16
Ayatollah Ali Khamenei

Irani kurrë nuk do të zhvillojë bisedime një-për-një me Shtetet e Bashkuara, por mund të përfshihet në diskutime shumëpalëshe nëse ata kthehen në marrëveshjen e programit bërthamor 2015, tha udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar më parë se ai mund të takohet me presidentin iranian Hassan Rouhani më vonë këtë muaj në Asamblenë e Përgjithshme të KB në Nju Jork.

"Zyrtarët iranianë, në të gjitha nivelet, nuk do të flasin me zyrtarët amerikanë. Kjo është pjesë e politikës së tyre për të bërë presion mbi Iranin ... Politika e tyre e presionit maksimal ndaj Iranit do të dështojë, "tha Khamenei në një fjalim televiziv.

Ai tha se të gjithë udhëheqësit fetarë janë pajtuar me qëndrimin dhe se të gjithë zyrtarët njëzëri "besojnë në të".

"Nëse Amerika ndryshon sjelljen e saj dhe kthehet në marrëveshjen bërthamore, atëherë ne mund të bashkohemi në bisedime shumëpalëshe midis Iranit dhe palës tjetër në marrëveshje," tha Khamenei.

Trump ka forcuar sanksionet kundër Iranit që nga viti i kaluar kur u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat