Gruaja palestineze qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë, në një pikë kontrolli – publikohen pamjet tronditëse

Bota

Gruaja palestineze qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë, në një pikë kontrolli – publikohen pamjet tronditëse

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:04
Foto

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë një grua palestineze, e cila iu afrua një pikë kontrolli midis Bregut Perëndimor të okupuar dhe Jerusalemit Lindor, e cila siç thuhet se mbante një thikë.

Siç shkruan AlJazeera, gruaja iu nënshtrua plagëve të saj pasi forcat izraelite hapën zjarr dhe nuk administruan asnjë trajtim mjekësor në pikën e kontrollit në Qalandiya të mërkurën.

Videoja e incidentit që qarkullonte në internet tregoi se personeli izraelit i sigurimit po hapte zjarr ndaj gruas në një distancë të afërt.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se gruaja e paidentifikuar u la me gjakderdhje në anë të rrugës për “një kohë të gjatë” përpara se të transportohej në një spital në Jerusalem, ku ajo u shpall e vdekur.

Gruaja iu afrua forcave të sigurisë, injoroi thirrjet për të ndaluar dhe nxori një thikë para se të qëllohej në këmbë, tha zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld.

Të shtënat “po shqyrtohen”, shtoi ai.

Ndërkohë policia ka publikuar një foto të një thike që ata thanë se ajo po mbante.

Një numër i grupeve vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se forcat izraelite të sigurisë përdorën forcë të tepërt kur u ndeshën me palestinezët, të dyshuar për kryerjen e sulmeve. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat