Egjipt, protesta dhe përleshje vazhdojnë për ditën e dytë

Bota

Egjipt, protesta dhe përleshje vazhdojnë për ditën e dytë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 00:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protestat dhe përleshjet në Egjipt kanë vazhduar në ditën e dytë  ku pati edhe dhjetëra arrestime.

Rreth 200 demonstrues dolën në rrugë në qytetin e Suezit duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Dhjetëra u arrestuan dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Protestat – të cilat u zhvilluan gjithashtu në Sheshin Tahrir në Kajro të premten – vijnë pas akuzave për korrupsion kundër qeverisë së Presidentit Abdul Fattah al-Sisi

Protestat kanë qenë jashtëzakonisht të rralla nën Presidentin Sisi, i cili mori pushtetin në vitin 2014 pasi ai drejtoi rrëzimin ushtarak të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohammed Morsi.

Por, zemërimi është përhapur që kur një biznesmen dhe aktori egjiptian, Mohamed Ali, postoi një seri videosh në internet duke akuzuar liderin e vendit se harxhoi miliona në rezidencat luksoze dhe hotele përderisa miliona egjiptianë jetonin në varfëri.

Egjipti ka ndjekur një politikë shtrëngimi ekonomik vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat