“Po ndodhin shumë më tepër gjëra sesa dini ju”, Trump flet sot para Kombeve të Bashkuara

Bota

“Po ndodhin shumë më tepër gjëra sesa dini ju”, Trump flet sot para Kombeve të Bashkuara

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 13:20
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se mosmarrëveshja e tij me Iranin do të jetë çështja kryesore në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që pritet ta mbahet sot.

“Shumë gjëra po ndodhin në lidhje me Iranin, shumë më tepër sesa dini ju, shumë më tepër sesa dinë mediat”, tha Trump.

Që kur mori detyrën në janar 2017, Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Iranit. Në maj të 2018, ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, që Irani e kish’ nënshkruar me fuqitë botërore duke rikthyer sanksionet e ashpra mbi ekonominë e vendit.

Ai po ashtu ka fajësuar Iranin për sulmet mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite duke thënë se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë për t’iu përgjigjur përfshirjes së dyshuar të Teheranit.

Ky i fundit e ka mohuar përgjegjësinë. Ka pasur spekulime në rritje për një takim të mundshëm të Trumpit me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por Trump tha të hënën se asgjë nuk është planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat