Deputetja gjeorgjiane e rrah gojës kolegun e saj

Bota

Deputetja gjeorgjiane e rrah gojës kolegun e saj

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një takimi i Komisionit Ligjor në kuvendin e Gjeorgjisë është kthyer në kaos pasi një deputete vendosi ta marrë drejtësinë në duart e saj, duke e goditur në fytyrë një koleg të saj. Ajo e bëri këtë veprim pasi u ndie e fyer nga komentet e deputetit.

Deputetja Eka Beselia tha se ishte e detyruar ta përdorë dhunën në seancën e së enjtes pasi kolegu i saj, Vano Zardiashvili, bëri komente lidhur me moralin e saj pas publikimit të një videoje për jetën e ligjvënëses.

Beselia, njëra nga deputetet e pakta në kuvendin e mbizotëruar nga burrat, tha para gazetarëve se nuk do t’i kërkojë falje askujt për veprimet e saj, duke shtuar se partia në pushtet dhe kryetari i saj miliarder, Bidzina Ivanishvili, janë përgjegjës për komentet që ajo i quajti provokim.

“Ekziston një vijë, të cilën nuk do ta lejoj të kalohet nga askush. Ai do ta marrë përgjigjen e njëjtë sa herë që flet diçka të tillë”, tha ish-anëtarja e partisë në pushtet. “Ai e mori atë që e meritoi”, shtoi deputetja.

Në anën tjetër, deputeti i sulmuar tha se nuk kishte për qëllim ta fyente kolegen kur tha se morali i tij nuk është si i Beselia-s. Ai tha: “Sa i përket zonjës Eka Beselia, nuk e kam fyer. Ajo vazhdimisht po mundohet ta vendosë veten në procese politike”, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat