Vajza me këmbët e prera shkëlqen në pasarelën në Paris

Bota

Vajza me këmbët e prera shkëlqen në pasarelën në Paris

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 00:01
Vajza me këmbët e prera

Një vajzë britanike, që i humbi të dyja këmbët e saj kur ishte vetëm 18 muajsh, ka debutuar në pasarelat pariziene me në sfond ikoniken Kullën Eiffel.

Nëntëvjeçarja Daisy May Demetre, nga Birminghami, sfiloi për një markë luksoze veshjesh për fëmijë, franceze, në pasarelën e ngritur në Kullën Eiffel dhe tha se eksperienca, e kish bërë të ndjehej e bukur dhe speciale.

“Ajo humbi të dyja këmbët dhe ishte një proces i gjatë ta bënim atë të ecte. Por, Daisy ishte një luftëtare e vogël dhe arriti të bënte të gjitha gjërat që mjekët nuk mendonin se do të mund ti bënte”, tha babai i vajzës.

Vetë Daisy May, shprehet e kënaqur me sfilatën, e cila e bëri të ndihej e bukur dhe speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat