Kina prezanton super raketën e re: Godet kudo në SHBA për 30 minuta

Bota

Kina prezanton super raketën e re: Godet kudo në SHBA për 30 minuta

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Kina organizoi paradën ushtarake më të madhe të të gjitha kohëve me rastin e 70-vjetorit të krijimit të shtetit komunist.

Parada u përdor edhe për të paraqitur predhën e re, e cila ishte mbajtur sekret deri tani, Dongfeng 41 ICBM, për të cilën thonë se është një raketë që mund të godasë në territorin amerikan për 30 minuta pa u diktuar nga sistemet mbrojtëse të rivalit perëndimor.

Në këtë paradë morën pjesë 15 mijë trupa, 160 avionë, 580 automjete ushtarake, dhe ishte e para e këtij lloji që mbahej që nga viti 2015.

Vetë presidenti amerikan i dërgoi urime homologut për festën e 70-vjetorit, ndërkohë që presidenti kinez Xi u shfaq para shikuesve me një makinë limuzinë të prodhimit kinez, dhe i tha popullit se askush nuk mund t’i ndalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat