Arabia Saudite po shqyrton mundësinë e armëpushimit në Jemen

Bota

Arabia Saudite po shqyrton mundësinë e armëpushimit në Jemen

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 07:35
Ilustrim

Arabia Saudite po shqyrton një propozim të rebelëve Huthi në Jemen, për një formë të armëpushimit, e cila nëse do të arrihet, mund të forcojë përpjekjet e SHBA-së për të përfunduar një luftën shkatërruese, në njërin nga vendet më të varfëra të botës arabe.

Rebelët Huthi gëzojnë mbështetjen e Iranit.

Dy javë më parë, rebelët thanë se mund të ndalin sulmet me raketa dhe dronë në Arabinë Saudite, nëse koalicioni i mbështetur nga perëndimi, dhe i udhëhequr nga Arabia Saudite, ndal sulmet ndaj tyre.

Lufta gati pesë vjeçare në Jemen, të cilën Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si katastrofën më të keqe humanitare në botë, i ka shtyrë banorët vendas në prag të urisë.

Luftimet në Jemen kanë nisur në vitin 2014, kur lëvizja shiite Huthi ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, duke e detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të mërgojë.

Konflikti është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe tetë vende të tjera sunite arabe – të mbështetura nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca – kanë filluar sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi, me qëllim, siç është thënë, rikthimin e qeverisë së presidentit Hadi.

OKB-ja thotë se mbi 7,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat