Ariu vret politikanin rus - Bota Sot
Ariu vret politikanin rus

Bota

Ariu vret politikanin rus

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:56
Alexander Krilov

Ish-deputeti në Asamblenë e Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një ari.

“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha ushtruesi i detyrës së shefit lokal Igor Vodovozov.

Krilov dje ndërsa gjuante së bashku me shokë të gjuetisë, qëlloi me armë zjarri një ari.

Në momentin që iu afrua kafshës, një ari tjetër e sulmoi dhe i dha plagë vdekjeprurëse, trmeton KosovaPress.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...