ShBA-ja mohon se negociatat me Korenë Veriore kanë dështuar

Bota

ShBA-ja mohon se negociatat me Korenë Veriore kanë dështuar

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:07
Zyrtarët e Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar raportimet se bisedimet bërthamore me Korenë Veriore kanë dështuar në ditën e parë të tyre, duke këmbëngulur se zyrtarët e dy shteteve kanë pasur diskutime të mira.

Sidoqoftë, zyrtarët e Koresë Veriore më parë kanë thënë se takimi ka dështuar për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk kanë sjellë asgjë në tavolinën e bisedimeve.

Zyrtarët e të dyja vendeve u takuan të shtunën në Suedi në përpjekje për t’i ulur tensionet dhe për ta zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore.

Ky takim u zhvillua vetëm disa ditë pasi Koreja Veriore e testoi një raketë të re, e cila besohet se ka rreze veprimi prej 1900 kilometrash.

Takimi ishte i pari në nivelin zyrtar që nga takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit Korean, Kim Jong-un, në qershor të këtij viti.

Ndryshe, të enjten e kaluar Koreja Veriore tha se e ka testuar një raketë që mund të bartë armë bërthamore dhe që mund të lëshohet përmes nëndetëses, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat