Pesë elefantë mbyten duke u munduar ta shpëtojnë një elefant të vogël

Bota

Pesë elefantë mbyten duke u munduar ta shpëtojnë një elefant të vogël

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Pesë elefantë janë mbytur në një ujëvarë të Tajlandës. Autoritetet besojnë se ata janë mbytur përderisa po përpiqeshin ta shpëtojnë të voglin e tyre.

Incidenti ndodhi të shtunën në ujëvarën “Haew Narok” në parkun kombëtar “Khao Yai”.

Dy elefantë që ishin bllokuar në ujëvarë për disa orë u shpëtuan nga punëtorët e parkut kombëtar. Elefantët e shpëtuar më vonë u ushqyen me banane, ananasë dhe sheqer që të forcohen.

Autoritetet u njoftuan pasi elefantët lëshonin tinguj të lartë nga ujëvara. Autoritetet i gjetën pesë elefantë të ngordhur dhe një viç.

Pas këtij incidenti, zyrtarët e kanë mbyllur parkun për vizitorë për një kohë të pacaktuar, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat