Vajza 5-vjeçe e sëmurë me leucemi, i ati denoncon edhe dhimbjen që i shkaktuan hajdutët

Bota

Vajza 5-vjeçe e sëmurë me leucemi, i ati denoncon edhe dhimbjen që i shkaktuan hajdutët

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:32
Elisa

Ngjarja tronditi familjen e një vajzë pesë vjeçe dhe publikun e gjerë.

Fabio Pardini, babai i vogëlushes së quajtur Elisa, shkroi në Facebook se dikush i kishte thyer xhamin e makinës dhe i kishte marrë lodrat e vajzës së tij, të sëmurë rëndë nga leucemia.

“I kërkoj përgjegjësve që t`i thërrasin ndërgjegjes”, ishte mesazhi i babait që ka mbetur i shokuar nga gjesti ekstrem. “Sikur ta dinin çfarë dhimbje i shkaktuan sime bije”, tha në reagimin e tij babai i vajzës.

Fabio i kërkoi përdoruesve të rrjeteve sociale që ta shpërndanin sa më shumë mesazhin e tij dhe foton e makinës së vandalizuar, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi.

“Nëse ju qëllon të shikoni lodra brenda një makine, mendojeni pak se ato mund të jenë të një fëmije të sëmurë”, ishte apeli i dhimbshëm i të atit të vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat