Shqetësime të reja për avionët Boeing

Bota

Shqetësime të reja për avionët Boeing

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:54
Boeing

Pas rrëzimit të dy avionëve Boeing 737 Max dhe pezullimit në muajin mars të fluturimit për këto tipe avionësh, firma Boeing po përballet me shqetësime të reja që lidhen me sigurinë, këtë herë me modelin e vjetër të të njëjtit avion.

Kompania tha se nga inspektimet e aeroplanëve Boeing 737 NG janë zbuluar plasaritje që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Administrata Federale e Aviacionit u kërkoi linjave ajrore që të inspektojnë menjëherë të gjithë avionët Boing 737 NG, të cilët kanë kryer më shumë se 30 mijë fluturime.

Ndërkohë firma Boeing ka një vit fat për të përfunduar inspektimin edhe të avionëve të tjerë që kanë kryer më pak fluturime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat