Erdogan i vendosur: Trupat turke të gatshme për sulm

Bota

Erdogan i vendosur: Trupat turke të gatshme për sulm

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se trupat ushtarake turke dhe aleatevë nga opozita siriane janë të gatshëm të fillojnë sulmin në qytetin Manbi në Siri.

Atë qytet ende e mbajnë kurdët nga Siria.

“ Do ta zbatojmë vendimin tonë për Manbi”, u ka thënë Erdogan gazetarëve.

 Qëllimi është që atë qytet t’ua kthejnë banorëve arabë të cilët siç kanë thënë kanë prona, transmeton Asociated Press.

Më herët televizioni turk bëri të ditur se forcat turke janë përgatitur për operacionin në Manbi dhe janë pozicionuar në afërsi të qytetit.

Kurdët sirianë ndërkohë kanë arritur marrëveshje me Qeverinë në Damask për mbrojtje të përbashkët nga invazioni turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat