4 vjeçari pëson gërvishtje të mëdha në fytyrë, ankohet se ia shkaktoi “mësuesja e keqe” e çerdhes!

Bota

4 vjeçari pëson gërvishtje të mëdha në fytyrë, ankohet se ia shkaktoi “mësuesja e keqe” e çerdhes!

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:55
Masua Tusa

Masua Tusa pësoi një paralizë cerebrale vite më parë, dhe që nga atëherë kishte vështirësi në të folur.

4 vjeçari, i cili shkonte në çerdhe tash e sa kohë, së fundmi pësoi një aksident aspak të lehtë.

Kur nëna e tij shkoi ta merrte nga çerdhja, fytyra e tij kishte plagë dhe gërvishtje të shumta, me ç’rast kjo e para u trishtua.

“Mami mësuesja keqe”, i kishte thënë i vogli nënës së tij, shkruan The Sun.

Sipas mësueseve të kopshtit, fëmiu është rrëzuar nga disa shkallë me karrocën e tij.

Masua, i njohur për nënën e tij si Sua, është “shumë i frikësuar” për t’u rikthyer në kopshtin e fëmijëve në Auckland, Zelanda e Re.

Nëna e Sua, Milly Tusa dërgoi djalin e vogël në spital, pasi ai kishte gërvishtje  të mëdha.

Milly shtoi: “Kur I besoni njerëzve që të kujdesen për fëmijën tuaj, veçanërisht për një fëmijë me aftësi të kufizuara, një fëmijë që nuk flet, është zemërthyer”.

Ndërkohë, që me rastin në fjalë po merret edhe organet e hetuesisë edhe Ministria e Arsimit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat