Gruaja më fertile në botë, 40 vjeçare me 44 fëmijë

Bota

Gruaja më fertile në botë, 40 vjeçare me 44 fëmijë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Kur ishte 36 vjeçare ajo ishte nënë e 44 fëmijëve, ndërsa ka pasur binjak kur ishte vetëm 13 vjeç.

Mariam Nabatanzi, gruaja më fertile në botë, vuan nga një gjendje e rënë gjenetike , që ka bërë që në moshën 36 vjeçare ajo t’i ketë 44 fëmijë.

40 vjeçarja nga Uganda ka mbetur e vetme në rritjen e 44 fëmijëve pasi që burri e la, pikërisht para 4 viteve, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Kjo nënë ka 3 grupe binjakësh, 3 grupe trenjakësh dhe 6 grupe me binjakë.

Tani doktorët janë duke marr hapa që ta ndalojnë Mariam për të mos  bërë më shumë fëmijë pasi që është bërë e ditur se babai i saj ka pasur 45 fëmijë me gra të ndryshme.

Mariam ka qenë vetëm 12 vjeç kur është martuar i cili ishte 28 vjet më i madh se kjo, më konkretisht 40 vjeç.

Tani, ajo dhe fëmijët e saj nuk kanë zgjidhje tjetër përpos të jetojnë në gjendje të mjerueshme me një shtëpi të vogël me tulla çimentoje.

Doktorët e kanë paralajmëruar se pilulat kundër shtatzënisë, mund të i shkaktojnë probleme të mëdha për shkak se ajo ka vezore jashtëzakonisht të mëdha. Në moshën, 23 vjeçare, Mariam kishte 25 fëmijë dhe në mënyrë të dëshpëruar iu lut mjekëve që ta ndalojnë që mos të ketë më fëmijë.

Por pas 3 vjetëve Mariam, ka mbetur shtatzënë dhe ka lindur një grup prej gjashtënjakëve dhe njëri prej të cilit nuk ka arritur të jetoj, duke bërë kështu që burri i saj të heq dorë nga ajo dhe familja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat