Arabia, në garë kundër kohës- Një stadium për 8 javë!

Bota

Arabia, në garë kundër kohës- Një stadium për 8 javë!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Ka nisur këtë mesjavë ndërtimi i një stadiumi inovativ në Arabinë Saudite, një projekt ambicioz prej 15 mijë vendesh që si për ironi të fatit do të ketë premierën e tij me një ndeshje boksi dhe jo futbolli.

Sauditët kanë vetëm 8 javë kohë për të përfunduar Diriah Arenën, vendin ku në fillim të Dhjetorit do të zhvillohet përballja emocionuese e peshave të rënda mes Entoni Xhoshua dhe Endi Ruiz Xhunior.

Dy boksierët e njohur do të rivendosen në ring përballë njëri tjetrit në Arenën Saudite në 7 dhjetor, në një ndeshje të programuar në stil gladiatorësh. Pavarësisht se ka një limit kohor dhe presion të jashtëzakonshëm nëse stadiumi do përfundohet në kohë, autoritete premtojnë në një finalizim befasues.

Do të ketë shkallë normale për spektatorët, platformë VIP dhe një hapësirë të madhe për transmetimin nga studiot televizive. Biletat më të lira për ndeshjen e boksit në 7 dhjetor do të kushtojnë 105 paund ndërsa paketa VIP do të kalojnë shifrën e çmendur të 10 mijë paundëve, për një ndeshje që ndoshta mund të zgjasë vetëm pak minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat