“Ndjej neveri nga vetja”

Bota

“Ndjej neveri nga vetja”

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:18
Evgenia Smetanina

Një aksident tragjik rrezikon ta lerë gjithë jetën në karrige me rrota një vajzë të re, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra ajo thotë se ka neveri nga vetja.

30-vjeçarja Evgenia Smetanina, dikur pjesë e kompeticioneve të bukuri në Rusi, pësoi vdekje klinike pasi automjeti në të cilin ajo ishte pasagjere u përplas kokë më kokë me një kamion.

Ajo pësoi dëmtime në shtyllë kurrizore, dëmtime në kokë, fytyrë dhe mushkëri, fraktura në krahë e këmbë të thyer.

Ngjarja e rëndë ndodhi më shumë se një muaj më parë dhe 30-vjeçarja është në gjendje të lëvizë vetëm njërën dorë.

Image

Në një postim në rrjetet sociale, Evgenia shkruajti se kishte frikë që do të mbetej tërë jetën e paralizuar dhe se ndjente neveri kur shihte veten.

“Përplasja kokë më kokë me kamionin ishte gjëja e fundit që pashë. Vdekja ishte e shpejtë, ndjeva dhimbje vetëm për 15 sekonda. Më pas njerëz të panjohur nxorën trupin tim nga mjeti i shkatërruar. Ata menduan se kisha vdekur. Kam qëndruar e shtrirë përtokë për rreth 40 minuta. Më pas më dërguan me urgjencë në kujdes intensiv, ku më shpëtuan jetën. U desh shumë kohë që të rifitoja ndjenjat. Gjendja ime është e rëndë. Kam një tub në mushkëri dhe i trupi është i thyer”, shkruajti 30-vjeçarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat