Orban: Nëse Turqia lëshon refugjatët, do të përdorim forcën në kufirin me Serbinë

Bota

Orban: Nëse Turqia lëshon refugjatët, do të përdorim forcën në kufirin me Serbinë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:46
Viktor Orban

Hungaria do të "zbatojë forcë" në kufirin e saj jugor me Serbinë për të mbrojtur kufirin me Bashkimin Evropian nëse Turqia kërcënon të hapë derën për refugjatët në Evropë, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban.

Orban tha se 90,000 njerëz aktualisht po përpiqen të arrijnë në BE përmes "rrugës ballkanike", duke shtuar se numri i tyre së shpejti do të rritet në 100,000.

"Nëse Turqia lëshon qindra-mijëra migrantë shtesë, ne do të duhet të përdorim forcën për të mbrojtur kufirin hungarez dhe kufirin serbo-hungarez," tha ai.

Orban paralajmëroi se situata aktuale në Siri së shpejti mund të ketë pasoja për Hungarinë, kufijtë e së cilës janë gjithashtu kufij të BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat