7-vjeçari që është alergjik ndaj dimrit

Bota

7-vjeçari që është alergjik ndaj dimrit

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 09:39
Tommy Leitch

Një 7-vjeçar me një gjendje të rrallë shtrohet në spital gjatë dimrit sepse i ftohti i shkakton një reagim alergjik.

Gjendja e rrallë i shkakton Tommy Leitch të përziera, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje në të gjithë trupin.

Djali vuan nga urtikaria dhe angioedema e rëndë, gjendje që shkakton enjte në lëkurë.

Image

Nëna e tij Abigail McDonald tha se ajo gjithashtu nuk mund ta mbështjellë djalin me rroba për ta mbajtur ngrohtë sepse alergjia e tij nxitet gjithashtu edhe nga nxehtësia.

26-vjeçarja qëndron gjatë gjithë kohës e shqetësuar për jetën e djalit të saj pasi ai ka nevojë për mjekim urgjent në momentin që i shfaqen simptomat.

Image

Në disa raste urtikaria mund të çojë në tronditje anafilaktike ndërsa angioedema bën që gjuha të enjtet, duke mbyllur rrugët e frymëmarrjes.

Tommy duhet të qëndrojë gjithmonë në një temperaturë rreth 20 gradë celcius sepse nëse ekspozohet në një temperaturë shumë të ulët ose të lartë, atëherë i shpërthen alergjia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat