“Baba m’i ndalo djegiet, të lutem” – pamje të tmerrshme të fëmijëve të djegur kurdë në Siri

Bota

“Baba m’i ndalo djegiet, të lutem” – pamje të tmerrshme të fëmijëve të djegur kurdë në Siri

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:04
Pamje nga Siria

Forcat kurde pretendojnë se Turqia, anëtare e NATO-s po përdor armë të ndaluara në Siri.

Video dhe foto tmerruese të publikuara nga mediat kurde tregojë një fëmijë sirian duke u trajtuar në spital për djegie të rënda në trupin e tij, për të cilat ekspertët thonë se me sa duket që janë shkaktuar nga fosfori i bardhë dhe napalmi.

Fotografitë gjithashtu tregojnë një djalë tjetër i cili ka djegie në lëkurën e kokës dhe fytyrë.

Image

Pamjet janë marrë para se zëvendëspresidenti Mike Pence të binte dakord për një marrëveshje armëpushimi me Turqinë. Sipas kushteve të marrëveshjes, Turqia duhet të ndalojë sulmin në veri të Sirisë për pesë ditë, ndërsa forcat kurde tërhiqen nga një ‘zonë e sigurtë’ e gjerë 20 milje që Presidenti Erdogan dëshiron të krijojë përgjatë kufirit.

Të premten në mëngjes pati raportime për granatime dhe zjarr me armë në Ras al-Ayn, duke shkelur armëpushimin. Nuk dihet saktë se kush me kë po gjuheshin, por dihet se kurdët nuk kanë qasje në artileri të rëndë.

Image

Tel Abaid gjithashtu ka qenë skenë e luftimeve të rënda ditët e fundit dhe nuk ishte e qartë nëse armëpushimi do të mbante.

Më tej sulmi i Turqisë Perëndimore ishte ndalur kryesisht pasi forcat qeveritare ruse dhe siriane morën nën kontroll qytetin e Mabij dhe Kobane.

Forcat turke dhe aleatët rebelë sirianë kanë kryer ‘krime lufte’ përfshirë ekzekutime gjatë sulmit të tyre në veri-lindje të Sirisë, tha të premten Amnesty International.

Organizata Amnesty Internationa akuzoi forcat e Ankarasë për ‘shkelje serioze dhe krime lufte, vrasje të përmbledhura dhe sulme të paligjshme’ në operacionin e nisur më 9 tetor.

Nuk kishte asnjë përgjigje të menjëhershme nga Ankaraja, e cila njoftoi një pezullim të sulmeve vonë të enjten, por ajo thotë se janë marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktimat civile.

Image

Operacioni i Ankarasë synon të largojë Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) nga zonat afër kufirit të saj në veri të Sirisë.

Ofensiva ka vrarë të paktën 72 civilë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Forcat ushtarake turke dhe një koalicion i grupeve të armatosura Siriane të mbështetur nga Turqia kanë shfaqur një mospërfillje të turpshme për jetën civile,” tuhet në reagimin e  Amnesty International.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat