Fëmijët kurdë të djegur dhe shpërfytyruar nga helmi, akuzohet Turqia

Bota

Fëmijët kurdë të djegur dhe shpërfytyruar nga helmi, akuzohet Turqia

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Turqia akuzohet se po përdor armë të ndaluara në Siri, ndërkohë që mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet e fëmijëve të djegur.

Autoritetet kurde pretendojnë se forcat turke kanë përdorur armë vdekjeprurëse, të cilat janë të ndaluara me ligj ndërkombëtar, transmeton Shqip.

Ata theksojnë se turqit kanë përdorur napalm dhe fosfor të bardhë, pasi ndeshën në rezistencën e paraushtarakëve kurdë, sidomos në qytetin e Ras al Ayn.

“Agresori turk po përdor të gjitha armët e mundshme kundër Ras al Ayn”, thuhet në deklaratë. Në Twitter, Mustafa Bali, një zëdhënës i aleancës Kurdo-Arabe të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), shkruan për” se me shumë gjasë, armë jokonvencionale po përdoren kundër luftëtarëve të SFD” në Ras al-Ayn dhe bën thirrje për ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare të cilat i fton “të hetojë llojin e plagëve të marra” nga luftëtarët e përdorur me të tilla sulme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat