Kritika ndaj marrëveshjes për armëpushim me Turqinë

Bota

Kritika ndaj marrëveshjes për armëpushim me Turqinë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:44
Pompeo dhe Pence

Nënpresidenti amerikan Mike Pence përshëndeti një marrëveshje që ai arriti me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara për një armëpushim të përkohshëm të sulmit ushtarak të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë. Por disa ish zyrtarë amerikanë të sigurimit kombëtar dhe ligjvënës po e hedhin poshtë marrëveshjen, duke kritikuar administratën Trump për braktisjen e aleatëve të vjetër kurdë që luftuan si pjesë kryesore e një koalicioni kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton nga Uashingtoni.

Sulmi ushtarak turk ndaj kurdëve në veri të Sirisë, i nisur pas një bisede mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, është dënuar gjerësisht nga anëtarët e Kongresit amerikanë dhe nga liderë të tjerë në të gjithë botën.

Nënpresidenti Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u nisën për në Turqi të enjten për të shtyrë Erdoganin të ndalonte sulmet. Pas disa orë bisedimesh, nënpresidenti Pence bëri këtë njoftim.

"Sot, jam krenar të njoftoj, falë udhëheqjes së fuqishme të Presidentit Donald Trump dhe marrëdhënies së ngushtë mes Presidentin turk Erdogan dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se kemi rënë dakord për armëpushim në Siri".

Nënpresidenti Pence tha se Turqia ka pranuar të ndalojë sulmin e saj për pesë ditë, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga një territor i madh që shtrihet nga kufiri i Turqisë gati 32 kilometra në Siri. Ai tha se marrëveshja do të shpëtonte jetë të panumërta.

Por senatori republikan, Mitt Romney e dënoi marrëveshjen në Senat, duke thënë se ajo zyrtarizon faktin se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur aleatët e tyre kurdë të cilët ndihmuan për të mposhtur terroristët e Shtetit Islamik.

"A nuk kishte shans për diplomaci? A jemi ne kaq të dobët dhe kaq të papërgatitur diplomatikisht saqë Turqia detyroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Turqia ??" Ish i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për koalicionin për të mposhtur ISIS-in, Brett McGurk dha dorëheqjen në shenjë proteste dhjetorin e kaluar mbi vendimin e presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Përmes Twitterit ai e kritikoi marrëveshjen si tradhti ndaj kurdëve dhe si "jo të zbatueshme"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat