Romancë në burg/ Historia e dy krimineleve që bënin dashuri pas hekurave

Bota

Romancë në burg/ Historia e dy krimineleve që bënin dashuri pas hekurave

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:00
Rose West dhe Myra Hindley

Rose West dhe Myra Hindley, dy vrasëse seriale, kishin një marrëdhënie të fshehtë dashurie prapa hekurave.

Historia është treguar nga avokati i West, i cili tha se marrëdhënia e tyre filloi në burgun e Durhamit, ku të dyja vuanin dënimet.

Avokati ka treguar se marrëdhënia mes tyre zgjati vetëm pak muaj, pasi Wes doli në përfundimin se e dashura e saj ishte shumë manipuluese dhe e rrezikshme.

Historia e jashtëzakonshme  e dashurisë mes dy grave në burg është një nga rrëfimet e një libri të ri, në lidhje me vrasjet e rrëmujshme të rrugës Cromwell, shkruar nga ish-avokati i West-it, Leo Goatley, shkruan Daily Mail.

Leo Goatley, përfaqësoi Rose West në gjyq për 12 vjet duke përfshirë edhe gjyqin e saj në 1995, për vrasjen e dhjetë vajzave dhe grave të reja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat