I shpërthen telefoni nën jastëk - Vdes e mitura

Bota

I shpërthen telefoni nën jastëk - Vdes e mitura

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një e mitur ka vdekur pasi që telefoni i ka shpërthyer nën jastëk.

Aula Asetkyzy Abzalbek, nxënëse, e cila ishte 14 vjece ka shkuar për të fjetur në dhomën e saj ku telefonin e kishte futur për t’u karikuar nën jastëk gjatë gjithë natës , të cilës i ka shpërthyer telefoni në Bastobe, Kazakistan.

Si pasojë e shpërthimit të baterisë të telefonit, e mitura është gjetur e vdekur në mëngjes.

Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq menjëherë.

Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan më vonë se celulari shpërtheu në mëngjes herët pas mbinxehjes siç ngarkohej, sipas raporteve lokale.

Vdekja e saj u përshkrua si një ‘aksident tragjik’.

Marka e telefonit nuk u bë e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat