Për fyerjen e Muhamedit në Facebook katër të vdekur në Bangladesh

Bota

Për fyerjen e Muhamedit në Facebook katër të vdekur në Bangladesh

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:03
Foto

Të paktën katër njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën të dielën kur forcat e sigurisë në Bangladeshin jugor hapën zjarr.

Forcat e sigurisë shpërndanë qindra myslimanë që protestuan ndaj një postimi në Facebook, i cili fyente profetin islamik Muhamed, tha policia.

Dhuna ndodhi në Borhanudin gjatë një proteste në të cilën protestuesit e zemëruar kërkuan ndëshkimin e një hindu për komentin e tij në Facebook.

Personi i akuzuar për fyerje ka mohuar të ketë shkruar komentin e diskutueshëm dhe pretendon se llogaria e tij në Facebook është hakuar. Sipas policisë, më shumë se 10 pjesëtarë të policisë janë lënduar. Një gazetë në Bangladesh raportoi se rreth 100 njerëz u plagosën.

Autoritetet lokale sot mbajtën një takim në përpjekje për të qetësuar zemërimin që nuk është zbehur që nga e premtja kur një postim i diskutueshëm në Facebook kapi vëmendjen e njerëzve. Policia tha se protestuesit sulmuan oficerët e policisë, duke detyruar ata që të kundërpërgjigjen.

Pas ankesës së personit të akuzuar për fyerje, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar se kishin hakuar llogarinë e tij në Facebook.

Bangladeshi është një demokraci parlamentare, sistemi juridik i të cilit bazohet në ligjin e pashkruar britanik. Me gjithë kërkesat e grupeve islamike të linjës së ashpër, autoritetet e Bangladeshit prej kohësh kanë refuzuar të vendosin dënime më të ashpra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat