Realizohet me sukses fluturimi më i gjatë në histori, zgjati 20 orë

Bota

Realizohet me sukses fluturimi më i gjatë në histori, zgjati 20 orë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Kompania ajrore “Qantas” ka realizuar me sukses fluturimin komercial më të gjatë të historisë që ka lidhur New York-in me Sidney-n e Australisë, i cili fluturim ka zgjatur 20 orë.

Aeroplani “Boing 787-9” me 40 pasagjerë ka kaluar 16.000 kilometra pa ndërpreje. Para fluturimit ekuipazhi dhe pasagjerët janë detyruar t’i nënshtrohetn testeve të veçanta të qëndrueshmërisë mendore dhe fizike. Në këtë fluturuim studiuesit kanë hulumtuar se si ka ndikuar fluturimi 20 orësh tek pasagjerët.

Kompania “Qantas” këtë vit planifikon të realizoj edhe dy fluturime të tilla.

Numri i pasagjerëve nga New York-i deri në Sidney ka qenë i kufizuar me qëllim që të ketë sasi të mjaftueshme të karburantit për 16.000 kilometra.

Studiuesit e dy universiteve kanë qenë në bordin e avionit për të ndjekur mënyrën se si pasagjerët janë ushyqer, sa kanë fjetur dhe sa kanë qenë të qëndrushëm gjatë fluturimit.

Rekordin për fluturimin më të gjatë deri më tani e ka pasur kompania “Singapor Airlines” nga Singapori në New York, i cili fluturim ka zgjatur 17 orë e 52 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat