Dhjetë të vrarë nga shpërthimi në qytetin kufitar sirian

Bota

Dhjetë të vrarë nga shpërthimi në qytetin kufitar sirian

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Sipas medieve shtetërore turke dhe Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, së paku dhjetë njerëz janë vrarë dhe më shumë se tridhjetë të tjerë janë lënduar në qytetin sirian, Tel Abyad, i cili shtrihet pranë kufirit me Turqinë.

Sipas kësaj organizate vëzhguese, në mesin e viktimave janë edhe disa civilë dhe luftëtarë aleatë të forcave turke.

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu, tha se ky sulm ishte shpërthim bombe.

Në këtë qytet janë zhvilluar luftimet më të ashpra mes forcave turke dhe kurdëve.

Turqia ka kërkuar nga kurdët që të tërhiqen nga zona kufitare, në të kundërtën do ta vazhdojë ofensivën ushtarake.

Deri më tash, dhjetëra civilë janë vrarë nga luftimet në pjesën verilindore të Sirisë, ku të pranishme janë edhe forcat ruse, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat