Universiteti i vizituar nga ‘fantazmat’, historia që ende nuk gjeti shpjegim

Bota

Universiteti i vizituar nga ‘fantazmat’, historia që ende nuk gjeti shpjegim

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:16
Universiteti në Karolinën Veriore

Kemi dëgjuar qindra histori, në të cilat tregohet për disa vende ku thuhet se janë dëgjuar zëra, kanë parë gjëra të pazakonta, apo thjesht është një vend për të cilin ekziston një histori e padëgjuar dhe që zgjon kurreshtje të madhe.

Një vend i tillë është edhe kampusi i universitetit të Karolinës Veriore. Brenda këtij kampusi është një sallë e cila njihet si salla e Mary Foust. Maria ishte vajza e presidentit të dytë të universitetit, dhe ajo vdiq në këtë vend, në 1925, gjatë lindjes së fëmijës.

Shumë studentë kanë thënë se kanë parë hijen e saj duke ecur nëpër katin e dytë të sallës. Për më tepër, zhurmat e çuditshme dhe klithmat e papritura, mund të dëgjohen në të gjithë ndërtesen, bashkë me hapat e pashpjegueshëm mbi katin e tretë, në mes të natës.

Kjo fantazmë ishte njohur si ‘’Gruaja e kaltër’’, ndërsa në fillim të viteve 1980, studentët i dhanë emrin ‘’Annabelle’’.

Legjenda thotë se Annabelle është një studente, e cila u var shumë vite më parë në një nga kullat e ndërtesës; megjithatë asnjë vetëvrasje e tillë nuk është dokumentuar ndonjëherë.

Një nga punëtorët e stafit, ka thënë se ka parë një hije blu, dhe kur ndërtesa u mbyll për një kohë, atëherë ai dëgjoi fantazmën duke zvarritur diçka në dysheme, por gjithashtu thuhej se pranë një dhome në katin e dytë, derdheshin objekte ngjyrë blu.

Fantazma më e dokumentuar e kampusit, raportohet se banon në Aycock Auditorium, e cila u hap në vitin 1927.

Raymond Taylor, një dramaturg në kampus, nga 1921 deri në pensionimin e tij në 1960, tha se jo vetëm që beson se kjo fantazmë është aty, por rrëfen edhe përvojat personale të tij me të.

Sipas Taylor, në një kohë, në këtë rezidencë banonte një zonjë e moshuar e vetme. Pas një kohe ajo u bë jashtëzakonisht e pakënaqur për gjendjen e saj të vetmuar, dhe u ngrit në papafingo duke vrarë veten. Pasi bëri vetëvrasje atje, ajo vendoi të qëndronte si fantazmë.

Taylor vazhdon të tregojë historinë e një incidenti që ndodhi një pasdite. E gjithë ndërtesa ishte e mbyllur, dhe meqë kishte qenë një pasdite jashtëzakonisht e nxehtë, ai kishte lënë rrobat e tij grumbull. Gjatë pasdites, erdhi një stuhi e fortë, dhe pasi stuhia kishte mbaruar, Taylor u ngjit lart për tu veshur dhe pa se rrobat e tij ishin çrregulluar të tëra. Ato ishin shpërndarë në të gjithë vendin.

Ai gjithashtu dëgjonte lloje të zhurmave të çuditshme. Këto zhurma sipas tij ishin ngjanin me jehonat e makinave që kalonin. Gjersa në një natë ai dhe një koleg i tij, ishin ulur për të biseduar. Papritur dera u hap dhe hyri ajër i ftohtë. Ata u ngritën dhe ndezën dritat në korridor dhe vështruan të gjithë, por kurrë nuk gjetën një shpjegim për atë që ndodhi.

Brenda këtij vendi, ndër gjenerata janë përcjellur histori drithëruese, prej anëtarëve të stafit deri tek studentët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat