ISIS-i ndërron strategji, bën thirrje për xhihad ekologjik, në Perëndim

Bota

ISIS-i ndërron strategji, bën thirrje për xhihad ekologjik, në Perëndim

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Pas vdekjes së liderit Al Bagdadit, ISIS-i duket se do të ndryshojë dhe llojin e aksioneve dhe sulmeve ndaj vendeve perëndimore. Në një komunikatë të publikuar online ISIS-i nxit një lloj të rixhihadi dhe u drejtohet mbështetësve të ndezin zjarre në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të shkaktuar kaos ekologjik, në vazhdën e flakëve që përfshinë gjatë verës Kaliforninë dhe Spanjën.

Në një nga thirrje e drejtuar mbështetësve të ISIS-it shkruhet “Ndizni zjarr në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, bëjini ata të ndiejnë dhimbje”.

Lideri i ISIS-it, Al Baghdadi, u vra disa ditë më parë gjatë një ofensive të trupave amerikane në vendstrehimin e tij në Brisha, në veri të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat