Erdogan kërcënon: Turqia do t’i lëshojë refugjatët drejt Evropës nëse BE nuk ndihmon

Bota

Erdogan kërcënon: Turqia do t’i lëshojë refugjatët drejt Evropës nëse BE nuk ndihmon

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:08
Erdogan

Turqia duhet të hapë derën e Evropës për refugjatët sirianë nëse Bashkimi Evropian nuk i siguron Ankarasë mbështetje të mjaftueshme, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se Turqia nuk mund të bartë vetëm barrën.

Turqia dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” në veri-lindje të Sirisë, ku deri në 2 milion refugjatë sirianë mund të lëvizin pasi rajoni të “pastrohet nga milicia kurde. Ankaraja vazhdimisht i ka bërë thirrje BE të ndihmojë Turqinë të presë më shumë se 3.5 milion refugjatë.

“Pavarësisht nëse marrim mbështetje ose jo, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë mysafirët që presim. Por nëse nuk kemi sukses, atëherë na duhet të hapim derën”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat