Tërmeti i fuqishëm shkatërron tre fshatra, 5 të vdekur dhe 120 të plagosur

Bota

Tërmeti i fuqishëm shkatërron tre fshatra, 5 të vdekur dhe 120 të plagosur

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:29
Hashtrud

Një tërmet i fuqishmë me magnitutë 5.8 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.

Tërmeti ra në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e kishte në 57 kilometra nga qyteti i Hashtrud në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në Iran raporton televizioni shtetëror.

Sipas raporteve të dala deri tani thuhet se tre fshatra të vegjël në zonë janë shkatërruar. Ekipet e urgjencave dhe të Gjysmëhënës janë në terren.

Kujtojmë që Irani ndodhet një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat