ShBA “ultimatum” Rusisë dhe regjimit të Assadit t’i ndërpresin luftimet në zonat civile në Siri

Bota

ShBA “ultimatum” Rusisë dhe regjimit të Assadit t’i ndërpresin luftimet në zonat civile në Siri

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

SHBA-ja i kërkoi sot qeverisë siriane dhe aleatit rus që të ndërpresin sulmet e tyre ajrore në veriperëndim të Sirisë.

Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se 12 persona ishin vrarë në dy ditë si pasojë e sulmeve në veriperëndim të vendit, që kanë prekur një shkollë dhe një maternitet.

“Incidentet e fundit të sinjalizuara japin një skemë të qartë të sulmeve kundër infrastrukturave dhe civilëve nga forcat ruse dhe siriane”, deklaroi Morgan Ortagus, zëdhënëse e departamentit amerikan të Shtetit.

“Ne i kërkojmë Rusisë dhe regjimit të Bachar al- Assad të zgjidhin këtë konflikt nëpërmjet një procesi politik të lehtësuar nga OKB dhe të ndërpresin luftën në zonat civile”, theksoi ajo në një komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat