Pas dështimit të Reformës Zgjedhore, Gjeorgjia në demonstrata - Bota Sot
Pas dështimit të Reformës Zgjedhore, Gjeorgjia në demonstrata

Bota

Pas dështimit të Reformës Zgjedhore, Gjeorgjia në demonstrata

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:42
Foto

Pas dështimit të reformës zgjedhore: Gjeorgjia në demonstrata

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tiflis vazhdojnë protestat. Policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Pas demonstratës së madhe të së dielës, edhe të hënën u mblodhën demonstrues që kërkojnë zgjedhje të reja të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujëhedhës. Shkaku për protestat më të fundit qe dështimi i reformës zgjedhore.

Që në verë për këtë pati trazira, bën të ditur radio kombëtare gjermane Deutschlandfunk. Pas kësaj, partia në pushtet pati premtuar një reformë zgjedhore, me të cilën përbërja e parlamentit do të përcaktohej krejtësisht përmes sistemit proporcional të zgjedhjeve. Por kjo reformë dështoi të enjten e kaluar në parlament.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat