1350 imigrantë mbërrijnë në ishujt e Egjeut - Bota Sot
1350 imigrantë mbërrijnë në ishujt e Egjeut

Bota

1350 imigrantë mbërrijnë në ishujt e Egjeut

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Më shumë se 1350 imigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në ishujt grekë të detit Egje, përballë Turqisë, njoftojnë rojet bregdetare greke.

Rojat bregdetare janë përfshirë në shpëtimin e 658 personave që prej të premtes ndërkohë që 730 refugjatë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet e ishujve grekë të deti Egje.

Në fillim të tetorit, qeveria greke njoftoi transferimin progresiv të 20000 personave në ishujt grekë drejt kontinentit deri në fund të dhjetorit për lehtësimin e kampeve të ishujve të mbipopulluar.

Më shumë se 32000 persona jetojnë aktualisht në kushte të mjerueshme në pesë hot-spote, për një kapacitet me vetëm 6 200./ATSH/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat