Presidentja e Bolivisë kërcënohet me jetë, detyrohet të anuloj udhëtimin jashtë kryeqytetit - Bota Sot
Presidentja e Bolivisë kërcënohet me jetë, detyrohet të anuloj udhëtimin jashtë kryeqytetit

Bota

Presidentja e Bolivisë kërcënohet me jetë, detyrohet të anuloj udhëtimin jashtë kryeqytetit

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 09:39
Jeanine Anez

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez, është detyruar sot të heq dorë nga udhëtimi jashtë kryeqytetit – La Paz, për shkak të kërcënimeve me jetë që i ka dërguar një “grup kriminal”, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë.

E këto kërcënime i ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Arturo Murijo, i cili tha se ajo kishte paraparë të udhëtojë në vendlindjen e saj në provincën Beni në verilindje të Bolivisë, por ky udhëtim është anuluar për shkak të kërcënimeve me jetë.

Ai nuk ka dhënë detaje për kërcënimet, duke pranuar se të përfshirë në këtë janë disa persona nga Venezuela, Kuba dhe Kolumbia. Gjatë një konference për media, Murijo ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka që zgjedhjet të mbahen në periudhën prej 90 ditëve.

“Do të kemi zgjedhje. Nderi më i madh për një qytetar të Bolivisë është të bëhet president i vendit, por ai person duhet të fitojë me vota, e jo me plumba apo goditje”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që ish-presidenti Evo Morales, ka dhënë dorëheqje pas presionit dhe protestave të shumta e dhunës që shpërtheu në vend pas zgjedhjeve të 20 tetorit që i sollën fitoren – ku shumë e akuzonin se kishte mashtruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat