ICG: Të shpejtohet riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga Siria - Bota Sot
ICG: Të shpejtohet riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga Siria

Bota

ICG: Të shpejtohet riatdhesimi i grave dhe fëmijëve nga Siria

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:58
Foto nga arkivi.

Qeveritë perëndimore duhet të shpejtojnë riatdhesimin e fëmijëve dhe grave nga verilindja e Sirisë, thuhet në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

“Ato (qeveritë) duhet të njohin larminë dhe të kaluarën e këtyre grave dhe të riatdhesojnë ato që nuk paraqesin rrezik”, thuhet në raport.

Sipas kësaj organizate, paraburgimi afatgjatë i burrave, grave dhe fëmijëve në veri-lindje të Sirisë, ka qenë gjithmonë problematik për arsye sigurie dhe humanitare.

“Ofensiva turke dhe ndryshimi i ekuilibri të fuqisë në rajon, e bën sigurinë e kampeve ku ato mbahen më të pasigurtë”, vlerëson ICG.

Dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë të huaj, të lidhur me grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS) janë arrestuar në veri-lindje të Sirisë. Kampet ku ata mbahen përbëjnë një sfidë të jashtëzakonshme sigurie dhe humanitare për rajonin.

Por, qeveritë perëndimore kanë kundërshtuar për muaj me radhë kërkesat për riatdhesimin e shtetasve të tyre.

Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje vendeve perëndimore, që sa më parë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga rajoni.

Turqia tashmë ka filluar dëbimin e shtetasve të huaj që dyshohet se kanë luftuar me IS-in.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat