11 vjeçari ankohej se ndiente lodhje, prindërit nuk i besuan- pas 4 muajve diagnostikohet me kancer - Bota Sot
11 vjeçari ankohej se ndiente lodhje, prindërit nuk i besuan- pas 4 muajve diagnostikohet me kancer

Bota

11 vjeçari ankohej se ndiente lodhje, prindërit nuk i besuan- pas 4 muajve diagnostikohet me kancer

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 00:34
Charlie Card

Një djalë për rreth 4 muaj po ankohej se nuk po ndihej mirë.

Por ishin prindërit, mësuesit të cilët besonin se ai po gënjente, derisa u diagnostikua me një tumor kanceroz të trurit.

Charlie Card, nga Newcastle-upon-Tyne, filloi të bënte mungesa në shkollë pasi u ankua se nuk ndjehej mire, shkruan Daily Mail.

Image


11-vjeçari vuajti nga ngurtësia e qafës dhe lodhja. Sidoqoftë, prindërit e tij besuan se duke luajtur shumë, ishte shkaku që ai lodhej e ankohej vazhdimisht.

Ata pretendojnë se mjekët diagnostikuan Charlien me një virus, si dhe sugjeruan që ai të vizitonte një psikolog në rast se ai po imagjinonte simptomat e tij.

Kështu, një specialist i syve vuri re presionin mbi nervat e syve të tij – një shenjë tregimi e një tumori të trurit. Skanimet konfirmuan dyshimin e tyre.

Babai i tij Gary Card u ka kërkuar prindërve që të mos i injorojnë kurrë fëmijët e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat