Lufta e brendshme në Siri, humbën jetën 29 mijë fëmijë

Bota

Lufta e brendshme në Siri, humbën jetën 29 mijë fëmijë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se të paktën 29.017 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës së brendshme kryesisht nga regjimi i Bashar Asadit dhe mbështetësit e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e “Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve” SNHR, ka publikuar një raport për fëmijët e viktimizuar nga lufta e brendshme në Siri.

Sipas raportit që nga marsi 2011 e deri tashti, në Siri, nga palët në konflikt janë vrarë të paktën 29.017 fëmijë.

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit dhe grupet terroriste me mbështetje iraniane kanë vrarë 22.753 fëmijë, ndërsa në sulmet ajrore të Rusisë e cila ofron mbështetje për forcat e regjimit kanë humbur jetën 1.928 fëmijë.

Ndërkohë që organizata terroriste e cila përdor emrimin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) ka masakruar 214 fëmijë, ndërsa organizata terroriste DEASH 956 fëmijë.

Gjatë konflikteve, opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 1.048 fëmijëve ndërsa forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it vdekjen e 924 fëmijëve.

Më tej thuhet se palët e paidentifikuara kanë vrarë 1.194 fëmijë.

186 fëmijë viktima të armëve kimike të regjimit

Sipas raportit në sulmet që regjimi ka ndërmarrë duke përdorur armët kimike që nga marsi 2011 e deri më tani kanë humbur jetën 186 fëmijë. Ndërsa si pasojë e kequshyerjes dhe mungesës së ilaçeve nga bllokadat e regjimit kanë humbur jetën 305 fëmijë.

Mbi 5.000 fëmijë ende janë të burgosur

Që nga fillimi i luftës së brendshme e deri më tani nga dhjetëra mijëra fëmijë të arrestuar, ende janë të paktën 5.043 fëmijë që janë të burgosur nga grupet që janë në konflikt.

Derisa në burgjet e regjimit ndodhen 3.618 fëmijë, thuhet se organizata terroriste YPG/PKK mban të burgosur 722 fëmijë.

Organizata terroriste DEASH e cila ka prani në një territor të vogël në Siri, aktualisht mban të burgosur 326 fëmijë.

Gjithashtu opozitarët ushtarakë vazhdojnë të mbajnë të burgosur 348 fëmijë ndërsa grupet ushtarake kundër regjimit mbajnë 29 fëmijë të burgosur.

Raporti i SNHR-së ka tërhequr vëmendjen se fëmijët janë rekrutuar me detyrim dhe janë përfshirë në luftën e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat