Modelja 23-vjeçare theret disa herë me thikë dhe qëllohet me plumb pas koke

Bota

Modelja 23-vjeçare theret disa herë me thikë dhe qëllohet me plumb pas koke

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 00:23
Alondra Getsemani Villasenor

Një modele dhe trajnere fitnesi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.

Mediat lokale thanë se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.

Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur, kur u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat