Gjykata mund t’i detyrojë ndihmësit e Trump-it që të japin dëshmi

Bota

Gjykata mund t’i detyrojë ndihmësit e Trump-it që të japin dëshmi

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 08:58
Donald Trupm

Një gjykatëse federale në Shtetet e Bashkuara ka marrë vendim që stafi i Shtëpisë së Bardhë mund të detyrohet të japë dëshmi në Kongres, duke i kundërshtuar pretendimet e administratës së presidentit Trump se anëtarët e saj kanë imunitet nga kjo gjë.

Me këtë vendim obligohet saktësisht ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, për të dhënë dëshmi në procesin hetimor për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e presidentit Trump ka refuzuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për hetimet kundër presidentit dhe hetimet e tjera të përkrahura nga Partia Demokratike, duke i detyruar zyrtarët e vet që t’i refuzojnë thirrjet e gjykatave për të dhënë dëshmi.

McGahn, i cili ishte larguar nga pozita zyrtare në tetor të vitit të kaluar, ishte ftuar për të dhënë dëshmi para Komisionit të Kongresit për Drejtësi në maj lidhur me dyshimet se presidenti Trump i ka penguar hetimet për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhje.

Megjithatë, në vendimin e marrë nga gjykatësja Ketanji Broqn Jackson, thuhet se askush nuk është mbi ligjin. “Zyrtarët e Ekzekutivit nuk janë absolutisht imunë nga proceset e Kongresit, edhe nëse presidenti jep direktiva të drejtpërdrejta për ta”, tha kjo gjykatëse.

Gjykatësja Jackson tha gjithashtu se presidenti nuk e ka pushtetin që t’ua ndalojë ndihmësve të tij që t’i përgjigjen thirrjeve të Kongresit për të dhënë dëshmi, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat