Histori të jashtëzakonshme mbijetese pas tërmeteve

Bota

Histori të jashtëzakonshme mbijetese pas tërmeteve

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:35
Foto termeti

Majin e vitit 2013 një grua u nxor nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, ku kishte qëndruar për 17 ditë. Punëtorët e dëgjuan teksa bërtiste: “ Ju lutem, më nxirrni”, dhe përdorën pajisje gjurmimi video dhe audio për të gjetur pozicionin e saj të saktë. Pas tërmetit të Haitit në Janar 2010, një burrë mbijetoi për 12 ditë nën rrënojat e një dyqani. Të paktën 200,000 vetë vdiqën në atë katastrofë.

Pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010 në Haiti, një burrë mbijetoi 12 ditët nën rrënojat e dyqanit. Të paktën 200 mijë njerëz vdiqën nga ai tërmet.

Një rast tjetër mbijetese të jashtëzakonshme është ai i një gruaje 40-vjeçare, e mbijetuar e tërmetit të vitit 2005 në Pakistan. Ajo u nxorr nga kuzhina e shtëpisë së saj, e kthyer pothuajse në gërmadhë, plot 40 ditë pas tërmetit. Gruaja mbijetoi në një hapësirë aq të vogël saqë nuk mund të lëvizte.

Një ekip IRC arriti të shpëtonte një herë tre djem të varrosur praktikisht për pesë ditë nen rrënojat e shkollës së tyre për pesë ditë pas tërmetit të 2005-sës në Pakistan. Ata ishin të shtrirë në kurriz pranë njëri-tjetrit; tavani u kishte rënë sipër e prekte hundën, por nuk I kishte lënduar.

Një vajzë gjashtë muajshe u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat